Projekti IASON ka si qëllim kryesor që të krijojë një rrjet të përhershëm dhe të qëndrueshëm të institucioneve shkencore dhe jo shkencore, të grupeve të interesit dhe ndërmarrjeve të sektorit privat që i përkasin BE-së dhe vendeve të treta, të vendosura paraprakisht në dy zona të rëndësishëme domethënese: Rajoni i Mesdheut dhe Rajoni i Detit të Zi. Pikat kryesore të projektit do të jenë përdorimi dhe aplikimi i aplikacioneve të Vëzhgimit të Tokës (EO) në temat e mëposhtme:
- veprimet e ndryshme në adres të ndryshimeve klimatike
- Kërkime (Hulumtime) dhe risi për të përmirësuar efikasitetin e burimeve
- Menaxhimi i lëndëve të para
Në mënyrë që IASON të arrijë këto qëllime, ai zotohet të përmbush objektivat e mëposhtëme:
- Të dhënan e regjistruara, hartat, dhe kategorizimin tematik dhe gjeografik të rezultateve shkencore të arritura në studimet dhe hulumtimet rajonale dhe të financuara nga BE, duke krijuar një bazë të shquar rezultatesh.
- Ngritjen e kapaciteteve përmes integrimit dhe ndërveprimit të të dhënave.
- Mundësimin e pasjes së rezultateve të projekteve dhe aplikimet e tyre për rajonin e Mesdheut dhe Detit të Zi, duke u bazuar në tre nyjet tematike (monitorimi bregdetarë, menaxhimi i ujit dhe burimeve të tokës, dhe eksplorimi i minierave dhe minerale).
- Krijimin e një rrjeti për përdorimin e aplikacioneve të Vëzhgimit të Tokës që mbulon Mesdheun dhe Detin e Zi.
- Të angazhohen në aktivitete që do të nxisin bashkëpunimin dhe krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm ndërmjet vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve jo anëtare për boshllëqet e regjistruara.
- Sigurimin e ekspertëve për të realizuar lidhje të forta me institucionet rajonale dhe lokale, aktorët dhe krijuesit e politikave në mënyrë që të realizohen planet dhe prioritetet e BE-së për vitin 2020.
- Zhvillimi i një metodologjie për nxitjen dhe promovimin e qasjes së institucioneve kërkimore rajonale në mundësitë e financimit të qëndrueshëm të orientuar ndaj rezultateve të kërkimit shkencor.
- Të krijojë dhe të ruaj nyjet tematike të komuniteteve të interesuara që do të veprojnë si pika kyqe për ndërveprimet e ardhshme kërkimore.