Novi Sad GEO seminar

E ardhmja e aktiviteteve të vëzhgimit Tokës për të gjithë zonën e Ballkanit

dhe

Seminari special i Qendrës së Përbashkët Kërkimore BE-së (JRC) i kushtuar të dhënave referuese të Danubit dhe të infrastrukturës të shërbimit (DRDSI)

19-21 shtator 2013
Novi Sad, Serbi

Ueb faqja zyrtare e punëtorisë
Vendtakimi: Hotel Park, Novosadskog sajma 35, Novi Sad, Serbi
Drejtoj programin: Universiteti i Novi Sadit, Serbi

Seminari I Novi Sad-it mblodhi mbi 140 ekspertë nga 6 projekte në vazhdim e sipër dhe 3 të përfunduar FP7, përfaqësues të njohur të Komisionit Evropian, Grupin e punës së Vëzhgimeve të Tokës (GEO) dhe Strategjinë e BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR), si dhe përfaqësues të qeverive nga rajoni. Seminari ishte një mundësi unike për t'u njohur me arritjet më të fundit në koordinimin e zbatimit të aplikacioneve dhe aktiviteteve të vëzhgimit tëTokës (EO) si dhe për të adresuar pyetje me interes për të ardhmen e saj në të gjithë zonën e Ballkanit. Koordinatorët e projekteve FP7: BalkanGEONet, IASON, EOPower, DANCERS, enviroGRIDS, ENORASIS dhe InnoSense ftuan të gjitha palët e interesuara të bashkohen me ta në seminarin e zhvilluar në Novi Sad dhe të kontribuojnë në diskutimet, shkëmbimin e informacionit dhe krijimin e një strategjie të përbashkët drejt programit të ardhshëm H2020. JRC mbajti një sesion të posaçëm kushtuar partneritetit të ardhshëm në mes të DRDSI dhe të gjitha projekteve për EO të lidhura në rajon. Pjesëmarrësit vlerësuan dhe adresuan një kontribut potencial të projekteve aktuale dhe të ardhshmen ndaj DRDSI, krijimin e artikulimin e rekomandimeve për komponentët e EO, si dhe krijimin e sinergjive afatshkurtra dhe afatmesme.

Seminari ishte një eveniment zyrtar i GEO-së: http://www.earthobservations.org/meetings.shtml

Online bookmaker the UK http://whbonus.webs.com/ William Hill
http://bigtheme.net/wordpress